Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve afër transferimit të De Sciglios

Juventusi raportohet se javën e ardhshme do të bisedojë me përfaqësuesit e Milanit lidhur me transferimin e Mattia De Sciglios.

Pas largimit të Dani Alvesit, kampioni italian është në kërkim të një zëvendësuesi dhe De Sciglio shihet si përforcim për pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç De Sciglios Juve ka kontaktuar Real Madridin për Danilon, por klubi spanjoll ka kërkuar 30 milionë euro për brazilianin.

Mbrojtësi italian verën e ardhshme do të t’i skadojë kontrata me Milanin dhe mund të shitet lirë te Juve gjatë kësaj vere.