Hakan Calhanoglu ka pasur “bisedime të mira” me Milanin për një transferim gjatë verës nga Bayer Leverkuseni, sipas agjentit Bektas Demirtas.
Reprezentuesi turk nuk ka luajtur qe katër muaj për shkak të dënimit nga FIFA për një keqpërdorim të kontratës me ish-klubin Trabzonspor. Ai raportohej se po kërkohej nga Arsenali dhe Chelsea, por një lëvizje drejt qytetit të Italisë është më e mundshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi pasur bisedime të mira me Milanin. Tani është e rëndësishme që klubet të arrijnë marrëveshjet. Sapo të arrihet një marrëveshje, ne mund të hyjmë në bisedimet finale me Milanin”, ka thënë Demirtas për “ESPN”, transmeton Koha.net.
Calhanoglu vlerësohet mes 18 dhe 28 milionë funtesh.