Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka deklaruar se do të rinisë bisedimet me Milanin lidhur me kontratë të re.
“Dua të ripërsëris se kam dashuri të madhe për Milanin dhe fansat e vet. Tani gjithçka në mendjen time është te kombëtarja, me të cilën shpresoj t’i sjell një dhuratë gjithë përkrahësve”, ka shkruar ai në Instagram.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Premtimi im është që, sapo të përfundojë Europiani, do të takohem me klubin, familjen dhe agjentin për të diskutuar marrëveshje të re”, ka shtuar ai.
Donnarumma javën e shkuar u konfirmua se nuk do të nënshkruajë kontratë të re duke zgjuar kritika të shumta në drejtim të tij.