Sport

Ronaldo dëshiron të transferohet te PSG-ja

Marca raporton se Cristiano Ronaldo do ta shqyrtojë mundësinë që të transferohet te PSG-ja kur të vjen koha e takimit me presidentin e Realit, Florentino Perez.

Portugezi ende e dëshiron largimin nga Real Madridi dhe takimi me Perezin do të mbahet pas përfundimit të Kupës së Konfederatave, transmeton Koha.net. Dhe Marca raporton se Ronaldo preferon transferimin te gjiganti francez.

PSG-ja do të bëjë ofertë rreth 200 milionë euro që pritet të jetë e vështirë për Realin që ta refuzojë.

Por, PSG-ja nuk është klubi i vetëm që ka shprehur interesim për shërbimet e tij, për të ka oferta edhe nga Kina, por që pritet të refuzohet nga portugezi që dëshiron të mbetet në Evropë.