Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tavanxhi, oxhakpastrues, gardian, mësues e inxhinier janë profesionet e lojtarëve të Vikingurit

Sorin Anghel ka punuar tërë ditën të martën si tavanxhi, ndërsa në mbrëmje ka mbathur këpucët e futbollit, ka veshur fanellën dhe ka dalë në fushën e blertë për të bërë stërvitjen e radhës me Vikingurin, shkruan sot Koha Ditore.

Vikingur po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës kampionate, e po ashtu për përballjen e parë me Trepçën '89, që e luan të martën e ardhshme. Të shtunën kampioni në fuqi i Ishujve Faroe luan në udhëtim ndeshje të kampionatit vendas me Vestu Sorvagur, ndërsa të martën tjetër e pret kampionen e Kosovës në futboll, në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Trepçën '89 dhe për futbollin kosovar ndeshja që do të luhet në stadiumin "Torsvollur" do të jetë historike. Është e parë e ndonjë klubi kosovar në kupa evropiane. Shorti për raundin e parë eliminator të Championsit është tërhequr të hënën, ndërsa ka përcaktuar që "xehetarët" të luajnë me Vikingurin e Ishujve Faroe.

Derisa mitrovicasit janë në vlugun e përgatitjeve për debutim në Evropë, në një kamp përgatitor në Slloveni, lojtarët e Ishujve Farore kanë vazhduar rutinën. Kanë vazhduar të punojnë ditën e të ushtrojnë futboll në mbrëmje. (Për profesionet tjera të lojtarëve të klubit Vikingur më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.