Sport

Trepça ’89 vazhdon përgatitjet për Champions

Trepça ’89 po vazhdon përgatitjet në Slloveni për pjesëmarrjen historike në kualifikime të Ligës së Kampionëve.

Të shtunën, kampionët e Kosovës zhvilluan edhe miqësoren e dytë, u takuan me skuadrën kroate, Osijekun nga e cila u mposhtën me rezultat 0:1. Kampionët e Kosovës të hënën do të mësojnë kundërshtarin për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i mitrovicasve, Zekirija Ramadani u shpreh i kënaqur me lojën e treguar nga skuadra e tij.

Trepça ’89 deri të enjten do të luajë edhe dy miqësore. Të hënën me ekipin rumun, Astra ndërkaq të enjten me skuadrën sllovene, Olimpija. Kampionia e Kosovës kthehet në shtëpi të premten , me 23 qershor.