Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liria nënshkruan me sulmuesin e Drenicës

Pas dy vitesh të kaluara te skuadra e Drenicës, Granit Arifaj, është larguar në drejtim të skuadrës së Lirisë së Prizrenit, me të cilën ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Lajmin për kalimin te skuadra prizrenase e ka bërë publik vetë sulmuesi gjigant, i cili nëpërmjet Facebookut i ka falënderuar kryesinë, tifozët dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë për këto dy vite të kaluara te klubi “Kuqezi”, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arifaj është shprehur jashtëzakonisht i lumtur për këtë sfidë të re, derisa ka premtuar se do të jap gjithmonë më të mirën.

Edicionin e kaluar, Arifaj ishte njëri ndër sulmuesit më të dalluar në ligë, me 14-të gola të realizuar në total.