Përfaqësuesja e Kosovës U-16, është duke vazhduar përgatitjet për Kampionatin Evropian, në ditvizonin B.
Përzgjedhësi, Ibrahim Karabeg, ka rritur intensitetin e stërvitjeve duke shpresuar në paraqitje sa më të mirë në Evropian U-16.
Basketbollistët Donat Musa dhe Albin Berisha, besojnë në paraqitje të mirë në këtë evropian, transmeton KTV.
Në këtë grumbullim të pranishëm ishin edhe zyrtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës, të cilët nga afër kanë përcjellë stërvitjen e Kosovës.
Duhet theksuar se Përfaqësuesja U-16 do të bëjë gara në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B në Sofje të Bullgarisë prej 10 deri më 19 gusht.
Kosova është në Grupin D së bashku me Gjeorgjinë, Britaninë e Madhe, Luksemburgun, Maqedoninë dhe Bullgarinë.
-
Kosova U-16 grumbullohet të martën
-
Kosova U16 vetëm e gjashta në Evropianin C me tetë përfaqësuese
-
Basketboll, Kosova U16 shënon edhe fitoren e dytë
-
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll grumbullohet në mesin e gushtit
-
Përfaqësueset e Kosovës në basketboll do të marrin pjesë në FIBA Europe që mbahen në disa shtete evropiane