Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në radhë spektakël automobilizmi në Ferizaj

Pas garës rrethore në Prizren, asaj malore në Prevallë dhe kartingut të javës së kaluar në Gazimestan, kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë të diel me garën auto-sllallom që do të zhvillohet në Ferizaj.

Interesimi në Ferizaj nuk ka munguar asnjëherë, prandaj është e sigurt se kështu do të jetë edhe kësaj radhe. Të drejtë pjesëmarrjeje në garë kanë veturat serike, veturat sprint/tuning dhe veturat sportive garuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paraqitja në garë fillon që nga ora 8:00, ndërsa pas përfundimit të procedurave të zakonshme, gara zyrtarisht fillon në orën 13:00.

Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka marrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa në organizimin e saj do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.