Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luiza Gega thyen rekordin kombëtar në 3 mijë metra

Luiza Gega ka thyer sërish rekordin kombëtar në 3.000 metra me pengesa. Atletja shqiptare, në një veprimtari në Oslo ka regjistruar kohën prej 9 minuta 26 sekonda e 05 të qindtat.

Rekordi i mëparshëm është ai i vendosur nga vet atletja shqiptare, me 9 minuta 28 sekonda dhe 52 të qindtat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Garën në “Diamond League”, të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës në Norvegji, e fitoi atletja Norah Jeruto, me kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 27 të qindtat, duke lënë pas atleten Sofia Assefa.