Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjaki: Misioni im me Kosovën përfundon pas “Euro 2020”

I ulur në një nga kolltukët në hollin e hotelit, ku e ka bazën përfaqësuesja, përzgjedhësi Albert Bunjaki ka folur qetë të hënën pasdite, kur ka analizuar ndeshjen e së dielës mbrëma që Kosova e humbi nga Turqia në Shkodër me shifrat 4:1.

Si gjithnjë, Bunjaki ka folur edhe për anët e mira të ndeshjes së humbur me rezultat të thellë. Për Kosovën ishte humbja e pestë rresht, ndërsa Bunjaki ka kërkuar qetësi për të vazhduar misionin e tij te Kosova, mision që ka thënë se do të përfundojë vetëm pas "Euro 2020", shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu ai ka përjashtuar mundësinë që të tërhiqet nga posti i përzgjedhësit, përkatësisht të japë dorëheqjen. Ka thënë se e ka edhe përkrahjen e Federatës së Futbollit të Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.