Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglia kampione e botës për U-20

Përfaqësuesja U-20 e Anglisë ka fituar Kupën e Botës në futboll në këtë grupmoshë, duke triumfuar, të dielën, në finale ndaj Venezuelës me shifrat 1:0. Për futbollin anglez ky ishte titulli i parë i madh në nivel të Përfaqësueses që nga titulli i botës për të rritur i fituar në vitin 1966.

Sulmuesi i Evertonit, Dominic Calvert-Lewis (35'), shënoi golin e vetëm të ndeshjes, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, një meritë të madhe në fitore e pati edhe portieri Freddie Woodman që në minutën e 73-të ndali një penallti të Venezuelës të gjuajtur nga Adalberto Penaranda.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë tash se si ndjehem, thjesht po mundohem të shijoj këtë. Ishte festë e madhe, por sinqerisht nuk mund të përshkruaj me fjalë ndjenjat. Ka peshë të madhe. Është një gjë që ëndërron si fëmijë, të luash për vendin tënd dhe të fitosh Kupën e Botës”, ka thënë Dominic Calvert-Lewin përcjell “FIFA.com”.

Botërori U-20 është turneu më i madh botëror në nivelin e të rinjve dhe në këtë skenë kanë dalë një numër i madh i yjeve botëror. Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, e fitoi titullin me Argjentinën në vitin 2005, ndërsa Luis Figo me Portugalinë e kishte fituar këtë titull dy herë, në vitin 1989 dhe 1991... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.