Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndryshimet pozitive në karrierën e Brojës

Dy ndryshime të mëdha ka bërë së fundi në karrierë mesfushori Rron Broja. Ai ka lënë Kombëtaren U-21 të Shqipërisë në futboll për të luajtur për U-21 të Kosovës, kapiten i së cilës është aktualisht.

Një ndryshim tjetër, jo edhe aq pozitiv, ka bërë kur ka lënë Belgjikën, ku ishte transferuar vite më parë dhe i është kthyer futbollit të Kosovës, përkatësisht Vala Superligës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndonëse jo lëvizje shumë e lavdishme, kjo e dyta doli me fat për futbollistin fjalëpakë mitrovicas. 21-vjeçari prej gjysmës së edicionit vjeshtor luajti për Trepçën '89 dhe ishte prej bartësve të lojës në mesfushë së bashku me kapitenin Shpëtim Idrizi, Ylber Malokun e të tjerët.

Dhe në edicionin që shënoi rikthimin e Brojës te skuadra ku është rritur, Trepça '89 e arriti suksesin më të madh në histori - u shpall për herë të parë kampione e Kosovës në futboll. Pos kësaj, 89-shi do të jetë klubi i parë që do të përfaqësojë Kosovën në eliminatoret për Ligën e Kampionëve...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.