Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sidibe i hapur për kalim në Angli

Mbrojtësi i Monacos, Djibril Sidibe, është shprehur i hapur që të kalojë sivjet në Premier Ligë.

24-vjeçari iu bashkua Monacos nga Lille gjatë verës së shkuar, dhe ka ndihmuar klubin të fitojë titullin e Ligue 1 dhe të arrijë gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsenali dhe Tottenhami kanë shprehur interesim për francezin dhe flitet se ai po kërkohet pasi pritet që Arsenali të largojë Hector Bellerinin, ndërsa Tottenhami Kyle Walkerin.

“Është ligë që më pëlqen, por ka shumë francezë që kanë kaluar si të rinj dhe janë zhdukur. Duhet të largohem në kohën e duhur dhe të performoj mirë. Top-pesëshja në Angli është atraktive, por është shumë e vështirë edhe pse nuk frikësohem”, ka thënë ai për L’Equipe.

Sidibe ka edhe një vit kontratë me kampionin francez.