Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i nisi me mungesa përgatitjet për ndeshjen kualifikuese për kampionatin botëror "Rusia 2018", kundër Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.
Në stërvitjen e parë të Kosovës para ndeshjes me Turqinë, që zhvillohet të dielën në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, munguan mbrojtësi i krahut, Benjamin Kololli, dhe mesfushori Valon Berisha. I ndarë nga grupi, në stërvitjen e zhvilluar të martën në stadiumin "Agron Rama" në Obiliq, punoi edhe portieri Samir Ujkani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Ujkanin e Berishën ka ende shpresë se mund të luajnë, por jo edhe për Kolollin. Në stërvitje mungoi edhe portieri i tretë, Bledar Hajdini. Hajdini ka munguar për shkak të kompletimit të dokumentacionit për t'u pajisur me vizë, meqë me klubin e tij Trepça '89 do të përgatitet në Slloveni për të marrë pjesë më pas në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.