Triumfi i Besës në Kupë, i ka dhënë mundësinë FC Prishtinës, të sigurojë garën evropiane të Europa Leagues, përmes rundit të parë të kualifikimeve.
Prishtina fituese e Kupës së Kosovës dhe Trepça ’89 kampione, do të debutojnë në garat evropiane, natyrisht nëse licencohen nga UEFA-ja, por edhe nëse bëhet gati Stadiumi “Adem Jashari”, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipet e Kosovës, kundërshtarët do t’i mësojnë më 19 qershor, në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës, ndërsa garat nisin në fund të qershorit.
Kështu Trepça ’89, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 27 apo 28 qershor, ndërsa atë të kthimit një javë më pas.
FC Prishtina në Europa League, do të zhvillojë ndeshjen e parë më 29 qershor, ndërsa atë të kthimit më 6 korrik.