Pasi të dielën festuan titullin e parë në histori, lojtarët e Trepçës '89 janë në pushim njëjavor para se të nisin përgatitjet për paraqitje në kualifikime të Championsit, shkruan sot Koha Ditore.
Por me gjithë se lojtarët nuk do të paraqiten për të paktën shtatë ditë në fushën e stadiumit "Riza Lushta", fusha që vlerësohet prej më të mirave në vend, do të vazhdojë të jetë shumë e ngarkuar të paktën deri të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt fusha e stadiumit "Riza Lushta", njërit prej dy stadiumeve buzë lumit Ibër në Mitrovicë, do të jetë arenë e ndeshjeve mjaft të rëndësishme të fundedicionit.
Madje ndeshjet që luhen këtë javë në stadiumin që mbanë emrin e legjendës mitrovicase të futbollit, që ndër të tjera luajti për Juventusin, janë më të rëndësishme se ndeshja e së dielës ndërmjet Trepçës '89 e Ferronikelit, që për vendasit më shumë ishte festive. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.