Portieri Samir Handanoviq ka distancuar veten nga raportimet për largim të mundshëm gjatë verës.
Manchester City dhe Liverpooli kanë shprehur interesim për gardianin e Interit, por interesimi i klubeve nuk ka bindur Handanoviqin për largim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“A jam penduar që kam ardhur tek Interi? Kurrë? Një telefonatë nga Interi është ëndërr e çdo lojtari”, ka thënë Handanoviq.
“Sa isha te Udinese ky ekip fitonte Scudetto dhe Ligën e Kampionëve. Interi ende është njëri prej pesë apo gjashtë klubeve më prestigjioze në botë dhe e di se kemi filluar diçka të rëndësishme”.
“Do të qëndroja tek Interi edhe pa Ligën e Kampionëve. Shto këtu edhe faktin se nuk e kemi të garantuar kualifikimin as për sezonin e ardhshëm”.