Sport

Barcelona pas mesfushorit të Unitedit

Barcelona raportohet se po kërkon shërbimet e mesfushorit të Manchester Unitedit, Ander Herrera, raporton Sport.

Trajneri i ardhshëm i Barcelonës pritet të jetë Ernesto Valverde, dhe është pikërisht ai që po kërkon ta ketë në radhët e veta Herreran, me të cilin kishte punuar te Atletic Bilbao, transmeton Koha.net.

Herrera ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”, dhe klubi katalunas shpreson që ai të mos e vazhdojë kontratën.