Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletët e rinj të Namibisë shijuan udhëtimin që ua hapi sytë

Kur skuadra e parë e atletikës nga një shkollë e mesme e Namibisë arriti për të garuar në Penn Relays të Philadelphias, e nisur nga Grootfontein, një qytet me rreth 25 mijë banorë, drejtori i shkollës dhe trajneri në hedhje të gjyles e diskut, Henk Botha, e dinte se udhëtimi do të jetë i habitshëm.

Popullata e Grootfonteinit nuk është shumë më e madhe se numri total i atletëve, rreth 18 mijë sosh, sa garuan në Penn Relays këtë vit, që u mbajt nga 27 deri më 29 prill, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por tifozëria e madhe nuk ishte gjëja e vetme që ishte e re për tinejxherët e Bothas që i solli nga kolegji Agri i Grootfonteinit, një shkollë me rreth 183 nxënës, të cilën ai ndihmoi ta themelonte disa vjet më parë. Shumica e atletëve të tij as që kishin dalë nga jugu i Afrikës. Një pjesë e madhe e tyre as që kishte pasur rastin të fluturonte me aeroplan. Por Botha ndjeu se skuadra e tij është gati dhe ishte i bindur se përvoja do t'ia vlente.

"Në SHBA jeni të mësuar me gara të nivelit më të lartë. Në Namibi ne duhet të kërkojmë gara të tilla", thotë Botha.

Por udhëtimi gati sa nuk mbaroi ende pa nisur, kur sponsori kryesor u tërhoq disa javë para se skuadra të nisej...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.