Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pochettino mohon spekulimet që e lidhin me Interin

Trajneri i Tottenahmit, Mauricio Pochettino insiston se edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e klubi londinez, ndërsa ka mohuar spekulimet që e lidhin me një kalim tek Interi.

Pochettino raportohet se është një nga kandidatët për ta zëvendësuar Stefano Piolin në San Siro për sezonin e ardhshëm, me Interin që thuhet se është e gatshme të shpenzojë shumë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka shumë, shumë spekulime, por jam i angazhuar me klubin. S’ka asnjë arsye që të largohem. Nuk kam klauzolë largimi në kontratën time dhe do të qëndroj këtu sezonin tjetër. Do ta shihni më 3 korrik, në fillim të parasezonit, do të jem këtu. Mos u shqetësoni”, ka thënë ai, raporton Goal.

Pochettino në dy sezonet e fundit ka luftuar për titull të Premier Ligës ndërsa thotë se është i gatshëm ta çojë ekipin e tij një hap para në sezonin e ardhshëm.