Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar kampionin e ri të Kosovës, Trepçën ’89, për trofeun e parë të kampionit.
Në një letër të dërguar drejt kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, numri një i FIFA-s ka uruar klubin mitrovicas për arritjen e madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I nderuari President,
KF Trepça ’89 është kampion i Kosovës për sezonin 2016/17. Po ua përcjelli urimet më të përzemërta për Trepçën ’89 për titullin e parë të Ligës!
Ky titull është si rezultat i vendosmërisë të të gjithëve të përfshirë dhe urimet shkojnë për futbollistët, trajnerin, administratën, stafin teknik dhe mjekësor si dhe fansat për këtë të arritur të madhe.
Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, dua të falënderoj Trepçën ’89 dhe federatën tuaj për ndihmën që të përçojmë mesazhe pozitive përmes futbollit.
Jam në dispozicionin tuaj dhe mezi pres të ju takoj”, thuhet në letrën e Infantinos.