Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni i dëshpëruar

Edmond Azemi nuk është i kënaqur me rezultatet që skuadra e tij, Sigal Prishtina, i ka regjistruar këtë edicion, shkruan sot Koha Ditore.

Pakënaqësia e tij është rritur edhe më shumë pas humbjes në ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit ndaj Bashkimit, të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni shumëvjeçar i skuadrës thotë se ka pritur paraqitje më të mirë të Prishtinës, që në FIBA Europe Cup e Ligën Ballkanike u eliminua në fazën e parë të grupeve.

Sipas Azemit, forma jo e mirë e Prishtinës ka ardhur si pasojë e ndërrimeve të shpeshta të trajnerëve. Kjo është hera e parë që Sigal Prishtina i ka ndërruar tre trajnerë brenda një edicioni, pa përfshirë këtu periudhën e ndeshjeve ku skuadrën e udhëhoqi ndihmësi Andin Rashica. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.