Tifozët e flaktë të Interit braktisën “San Siron” gjatë pjesës së parë, duke thënë se po shkojnë për drekë, ndërsa skuadra e tyre pësoi 2:1 në shtëpi nga Sassuolo, të dielën, duke regjistruar humbjen e katërt rresht.
Vendimi i Interit për të shkarkuar trajnerin Stefano Pioli, të martën, dështoi të ringjallte skuadrën që nuk ia ka dalë të shënojë fitore në tetë ndeshjet e fundit në ligë dhe ka marrë vetëm dy pikë gjatë kësaj serie, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPietro Iemmello shënoi të dy golat për Sassuolon dhe Interi ra në pozitën e tetë në tabelë, dy vende dhe katër pikë larg vendit të fundit që dërgon në Ligë të Evropës, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund. Pioli u shkarkua të martën dhe u zëvendësua nga trajneri i të rinjve Stefano Vecchi përkohësisht, që u bë trajneri i tretë i Interit këtë stinor.
Pioli ishte emëruar në nëntor pasi Frank de Boer u shkarkua pas 85ditëve në krye. Interi, që ka pasur stinor zhgënjyes rresht, qëkur fitoi “tripletën” me Jose Mourinhon në vitin 2010, ishte përcjellë me pano-proteste nga “Curva Nord”, pjesa e tribunës ku qëndrojnë tifozët më të flaktë, derisa lojtarët u futën në fushë. Pas afro 25 minutave, me rezultatin ende pa gola, një numër i madh i tifozëve u larguan nga stadiumi, duke lënë prapa panon: “Nuk e meritoni përkrahjen tonë, erdhëm për t’u përshëndetur dhe tash po shkojmë për drekë”.
“Ne e dinim për protestën dhe tifozët kanë të drejtë, pasi ata nuk identifikohen me këtë ekip”, ka thënë Vecchi.
“Kjo skuadër nuk duhet të jetë në vend të shtatë apo të tetë, kështu që nuk është befasuese që ata nuk janë të lumtur. Është një atmosferë e një negativiteti të madh që ndihet në fushë. Gabimi më i vogël ndëshkohet”. Interi i bëri dhuratë Sassuolos nëminutën e 36-të, kur mbrojtësi Jeison Murillo u zu në pozitë jo të mirë dhe Iemmelo shënoi pas kësaj. Shkoi më keq, kur pesë minuta më vonë Iemmello shënoi nga afërsia golin e dytë. Eder realizoi 20 minuta pa mbaruar ndeshja, por nuk pati kthesë të Interit.
“Është stinori im i pestë këtu dhe gjithmonë storia e njëjtë. Interi nuk mund të vazhdojë të përfundojë në vendin e shtatë apo të tetë, durimi është sosur”, ka thënë portieri slloven, Samir Handanoviq.