Seria nisi në fund të muajit tetor të vitit të shkuar. Canelas 2010, një ekip amator futbolli i panjohur, papritmas nuk mund t'i ndalte fitoret.
Regjistroi dhjetë ndeshje rresht pa e humbur asnjë pikë, por pa pranuar asnjë gol dhe kjo solli mundësinë e promovimit të ekipit nga liga lokale në divizionin e tretë të Portugalisë, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë seri e tillë e fitoreve, në rrethana normale do të sillte skautë të ndryshëm të futbollit për të parë nga afër një mrekulli të tillë që po e bënte një ekip. Megjithatë, asnjë nuk shkoi për të vëzhguar nga afër lojën e skuadrës së Canelasit. Askush nuk mund të shkonte për shkak se nuk kishte asgjë për të parë.
Të gjitha fitoret e Canelasit janë regjistruar me rezultatin zyrtar 3:0 për shkak se asnjë prej këtyre ndeshjeve nuk është zhvilluar. Pas një barazimi pa gola me Padroenensen (23 tetor), Canelas nuk e zhvilloi asnjë ndeshje tjetër gjatë vitit 2016.
Canelasit iu mohuan edhe shtatë ndeshje të tjera në fillim të vitit 2017 dhe kjo për shkak se lojtarët e këtij ekipi u vlerësuan si tepër të dhunshëm në fushë, duke frikësuar edhe arbitrat gjithashtu...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.