Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Petit: Griezmann përfundimisht do të bashkohet me Unitedin

Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madridi dhe “përfundimisht” do të bëhet lojtar i Manchester Unitedit në verë, sipas Emmanuel Petit.

Sipas burimeve të Sky Sports klubi anglez ka shprehur interesim për francezin Griezmann, transmeton Koha.net. Dhe Petit është i sigurt se Griezmann do të jetë lojtar i “Djajve të Kuq” në verë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se ai përfundimisht do të jetë lojtar i Manchester Unitedit. Ai ka partneritet shumë të mirë me Pogban në kombëtare, dhe janë gjithashtu shokë të mirë. Ai do të sjell golat, asistimet dhe mentalitetin fitues gjithashtu”, është shprehur Petit për Soccer AM.