Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prakuraitis paralajmëron Bashkimin: Do kthehemi fuqishëm

Trajneri i Prishtinës, Audrius Prakuraitis pas humbjes nga Bashkimi ka deklaruar për Koha Ditore se ekipi i tij do të kthehet fuqishëm, ndërsa beson se seria e finaleve të shkojë në pesë ndeshje.

Prishtina humbi përballjen e parë finale sonte në shtëpi ndaj Bashkimit me rezultat 66-76.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prakuraitis është shprehur gjithashtu se ka pritur një ndeshje shumë të vështirë duke ditur se sa shumë lufton Bashkimi.

“E kemi ditur se do të jetë vështirë, pasi Bashkimi lufton shumë. Ne u dorëzuam, humbëm shumë gjuajtje të lira dhe për tre pikë. Besoj se do të kthehemi fuqishëm dhe pres që kjo seri të shkojë në pesë ndeshje”, ka thënë ai për Koha Ditore.