Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kalon Unitedin, i afrohet “Championsit”

Arsenali ka shënuar edhe një fitore dhe ka arritur të kalojë në pozitën e pestë të Premier Ligës.

“Topçinjtë” fituan 0 me 2 si mysafirë të Southamptonit në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e 26-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alexis Sanchez dhe Olivier Giroud shënuan golat për fitoren e ekipit të Arsene Wenger.

Tani Arsenali ka 66 pikë në pozitën e pestë të tabelës me 35 ndeshje të zhvilluara duke lënë prapa Manchester Unitedin që ka një pikë më pak. Klubi londinez është tri pikë prapa Manchester Cityt që është në pozitën e katërt, apo pozitën e fundit që çon në Ligën e Kampionëve. Liverpooli ka 70 pikë në pozitën e tretë në tabelë, por një ndeshje më shumë se Arsenali e City.