Në ditën kur Kosova shënoi 1-vjetorin e pranimit në UEFA, të mërkurën, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, dha një mesazh përmes uebfaqes së Federatës. Tha se kur shikon prapa e sheh se sa është bërë dhe se kur shikon para, e sheh sa sa duhet bërë, shkruan sot Koha Ditore.
Dhe, Vokrri mund t'i jetë referuar periudhës së gjatë nën okupim të Serbisë dhe asaj edhe më të gjatë nën izolim ndërkombëtar pas çlirimit të Kosovës, pasi problemet që kanë ndjekur futbollin e Kosovës para pranimit, pak a shumë po e ndjekin edhe tash - sidomos kur bëhet fjalë për klubet dhe organizimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubet, në shumicë, vazhdojnë të jenë të paorganizuara, pa stabilitet financiar, ndërkohë që vetëm në elitën e futbollit janë dy ekipe të paktën që nuk i paguajnë lojtarët për djersën që derdhin në fushë. Akuzat për kurdisje vazhdojnë të përcjellin shumë ndeshje, ndërkohë që në muajt e fundit kanë dalë në shesh edhe disa videoincizime ku flitet për kurdisje.
Për një rast, Federata ka marrë edhe vendime disiplinore, ndërkohë që më herët tre futbollistë të Besës i ka ngarkuar me akuzën se kanë lëshuar një ndeshje, e më pas i ka liruar në mungesë të provave. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.