Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk e krahason ekipin e tij me Tottenhamin.
“Topçinjtë” pësuan 2 me 0 nga Tottenhami dhe ky ekip do të përfundojë në tabelë mbi Arsenalin për herë të parë në 20-vjetët e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Urime, por kur e nisim garën nuk e kemi synim që të jemi mbi Spurs – është që të luftojmë për titull. Në 20 vjet kjo ka ndodhur njëherë. Matematikisht duhet të ndodhë. Nuk jemi të lumtur, por nuk e krahasojmë veten me Tottenhamin – e krahasojmë veten me atë që duam të jemi”, ka thënë francezi për Sky Sports News.
Rezultati e lë Arsenalin në pozitën e gjashtë të Premier Ligës, me gjashtë pikë prapa pozitës që çojnë në Ligën e Kampionëve.