Detyrat e Herolind Shalës në fushë janë - t'i ndalë aksionet e kundërshtarëve dhe shpejt të nisë aksione të rrezikshme për gol. Në shumë raste e ka bërë mirë punën e tij.
Mbrojtjen dhe sulmin i ka mësuar qysh kur ka qenë i vogël, shkruan sot Koha Ditore. Shala 25-vjeçar, njëmbëdhjetë vjet më parë, paralel me futbollin është marrë edhe me disiplinën luftarake Kung Fu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Kam qenë më i miri në Norvegji në moshën 14-vjeçare", thotë Shala. Por, Shala duhej të zgjidhte njërën - të vazhdonte me Kung Fu apo t'i përkushtohej vetëm futbollit. E zgjodhi të dytën.
"Nuk jam pishman që zgjodha futbollin".
Shala thotë se dëshira për t'u bërë profesionist në futboll ka qenë ëndërr e fëmijërisë.
Megjithatë, thotë se Kung Fu i ka shërbyer edhe si futbollist...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.