Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK liron futbollistët e Besës, s’ka prova për trukim

Federata e Futbollit të Kosovës ka liruar nga masa e pezullimit futbollistët e Besës që dyshoheshin për trukim të ndeshjes me Trepçën, javë më parë në Superligë.

Besa ishte mposhtur në shtëpi 1 me 3 nga Trepça duke zgjuar raportime të shumta për trukime me ç’rast FFK kishte vendosur të pezullonte futbollistët Arben Beqiri, Fatmir Rexha e Vildan Gutiq deri në një vendim të ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani FFK thotë se nuk ka gjetur asnjë dëshmi për të vazhduar me masa të reja dhe ka liruar nga masa e pezullimit futbollistët.

Ky është njoftimi i Komisionit Disiplinor të FFK-së:

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.04.2017 (ditë e mërkurë ora 12,00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 22-23.04.2017 dhe për të njëjtat duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të takimeve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

ARBEN BEQIRI; lojtar i klubit të futbollit ”BESA” nga Peja me numër të Librezës sportive 1/1647 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, në procedure të pezullimit nga mbledhja e komisionit disiplinor datë 05.04.2017 , në mungesë të fakteve – provave;

LIROHET

Nga procedura e pezullimit dhe së i njëjti ka të drejtë loje për ndeshjet vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës

FATMIR REXHA; lojtar i klubit të futbollit ”BESA” nga Peja më numër të librezës sportive 871/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, në procedure të pezullimit nga mbledhja e komisionit disiplinor datë 05.04.2017 në mungesë të provave – fakteve ;

LIROHET

Nga procedura e pezullimit dhe i njëjti ka të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

VILDAN GUTIQ; lojtar i klubit të futbollit ”BESA” nga Peja me numër të librezës sportive 702/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 20, në procedure të pezullimit nga mbledhja e komisionit disiplinor datë 05.04.2017, në mungesë të provave – fakteve;

LIROHET

Nga procedura e pezullimit dhe i njëjti ka të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.