Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Costa arrin shifrën e 50 golave në Premier Ligë, kalon edhe Suarezin

Diego Costa ka arritur shifrën e 50 golave në Premier Ligë për chelsean, duke e bërë këtë edhe më shpejt se Luis Suarez, ish-sulmuesi i Liverpoolit.

Reprezentuesi spanjoll arriti këtë shifër në triumfin ndaj Southamptonit në Stamford Bridge, ku Costa shënoi dy herë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Atij i janë dashur 85 ndeshje për të arritur shifrën e 50 golave.

20 të parët i arriti në sezonin e parë, ndërsa sezonin e dytë shënoi 12 të tjerë dhe 19 tani në sezonin aktual.

Me 86 ndeshje Suarezi kishte arritur 50 gola për Liverpoolin, ndërsa Costa me 85 arriti golin e 51-të.

Ai ka kaluar edhe yjet si Ian Wright, Michael Owen, Didier Drogba, Carlos Tevez e Cristiano Ronaldo.