Sport

Mesazhi i Ramosit për Piquen pas kartonit të kuq

Sergio Ramos ishte fytyra më fatkeqe e El Clasicos të dielën në mbrëmje.

Mbrojtësi i Real Madridit u ndëshkua me të kuq disa minuta para mbylljes së ndeshjes, pas një ndërhyrje të ashpër në kundërshtarin.

Pasi ai mori të kuqin ka pasur edhe një përplasje fjalësh me Gerard Piquen e Barcelonës duke i thënë “Fol tani. Fol tani”.

Kjo vjen pas deklaratave të Piques se gjyqtarët shpeshherë favorizojnë Realin në ndeshjet e La Ligas.