Pak ditë pas eliminimit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, Bayern Munich nuk ka arritur që të këndellet.
Kampioni gjerman ka barazuar në Allianz Arena me Mainzin me rezultat 2 me 2, për të marrë barazimin e dytë me radhë në Bundesliga, pas atij të javës së kaluar me Bayer Leverkusenin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBojan Krkiq befasoi Bayernin që në minutën e tretë kur realizoi për 1 me 0.
Arjen Robben barazoi rezultatin në minutën e 16, ndërsa pesë minuta para fundit të pjesës së parë ishte Brosinski që realizoi nga penalltia për 2 me 1.
Golin e barazimit dhe rezultatin përfundimtar 2 me 2 e siguroi mesfushori spanjoll Thiago Alcantara në minutën e 73-të.
Me këtë barazim Bayerni ka 70 pikë, nëntë më shumë se Leipzigi me 61 pikë.