Rodrigo Bentancur do të bashkohet me Juventusin në sezonin e ardhshëm pasi kampioni i Serie A është ka arritur marrëveshje me Boca Juniorsin.
Mesfushori 19 vjeçar ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin torinez, transmeton Koha.net. Ai zyrtarisht do të bëhet lojtar i Juves më 1 korrik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTransferimi i tij raportohet se i ka kushtuar “Zonjës së Vjetër” rreth 9.5 milionë euro.
Bentancur është produkt i sistemit të akademisë së klubit argjentinas.
UFFICIALE: Rodrigo #Bentancur è bianconero! https://t.co/J7o1g4Ixlu pic.twitter.com/ym5y4HshDW
— JuventusFC (@juventusfc) April 21, 2017