Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pique: Juve e meritoi kalimin në gjysmëfinale

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, thotë se Juventusi meritoi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Juve u kualifikua tutje duke eliminuar Barçën në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3 me 0, me takimin e dytë të mbyllur pa gola.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Juventusi e di si të mbrohet mirë dhe sot e dëshmoi këtë. Ata luajtën një stil që iu përshtatet dhe e bënë shumë mirë. Në dy takimet, Juve luajti më mirë se ne dhe e meritoi të kalonte në gjysmëfinale. U uroj më të mirën dhe mendoj se mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve sivjet”, ka thënë Pique pas takimit.

Italianët në gjysmëfinale mund të luajnë me Real Madridin, Atleticon apo Monacon.