Dybala thotë se më s’ka favoritë në Ligën e Kampionëve

Dybala thotë se më s’ka favoritë në Ligën e Kampionëve

19 prill 2017 23:03

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, thotë se është shumë i lumtur që ekipi i tij arriti të ndalë Barcelonën për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Juve fitoi 3 me 0 në shtëpi dhe barazoi pa gola si mysafir për të ecur tutje. Dybala pas takimit thotë se tani nuk ka favoritë dhe të gjitha ekipet kanë shanse njësoj për finale.

“Të mos pësosh gol nga një ekip si Barcelona nuk është e thjeshtë. Jemi shumë të lumtur për performancën tonë. Kur shikonim shortin për çerekfinale të gjithë pajtoheshim se nuk e donim Barcelonën. Tani nuk shoh favorit të madh, mendoj se të gjitha ekipet kanë shanse të njëjta për kalim tutje. Të shohim shortin”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme