Vëllaznimi që edhe këtë edicion ka mbështetur të gjitha forcat tek lojtarët e rinj dhe vendorë, dy xhiro pa përfunduar kampionati, është pranë largimit nga Superliga e Kosovës në basketboll.
Aktivizimi i lojtarëve të rinj në ndeshje të Superligës, këtë edicion ka bërë që Vëllaznimi, të hyjë në histori të basketbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBasketbollisti i talentuar i gjakovarëve Bleonis Tanushi, ka shkruar emrin në basketbollin e Kosovës.
Në ndeshjen ndaj Bashkimit, Tanushi, debutoi me 14-vjet në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u bërë lojtari më i ri në elitën e basketbollit kosovar, që luan me këtë moshë.
Basketbollisti gjakovar thotë se përkundër konkurrencës së madhe, ai synon të bindë trajnerin me paraqitjet e tij.
Përkundër moshës së re që e ka, kjo nuk e frikëson aspak Tanushin, të përballet me lojtarë të huaj në Superligën e Kosovës.
Tanushi arriti që të bëhet lojtari më i ri që debuton në Superligë, në duelin ndaj Bashkimit, duke shënuar edhe dy pikë përkundër se luajti shumë pak në këtë duel.