Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski rikthehet në stërvitje

Sulmuesi i rrezikshëm Robert Lewandowski është rikthyer në stërvitje të plotë me Bayernin, transmeton Koha.net.

Ai është kthyer në kohën e duhur, pikërisht për ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, shkruan Goal. Lajmin e ka bërë të ditur Bayerni përmes faqes zyrtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bavarezët janë në kërkim të përmbysjes së rezultatit në Ligën e Kampionëve, pasi humbën 1 me 2 në “Allianz Arena”, kurse të martën luajnë në Madrid, ndeshje që do ta konfirmojë edhe gjysmëfinalistin.

“Jam mirë. Jam shumë i kënaqur që mund të marrë pjesë në stërvitje sot, gjithçka është në rregull”, është shprehur sulmuesi polak.

Ai ka shënuar 26 gola në këtë sezon, ndërsa 7 ka shënuar në tetë paraqitje në Ligën e Kampionëve.