Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco: Dua të qëndroj te Reali

Isco ka thënë se mund të vazhdojë kontratën me Real Madridin pas dy golave vendimtarë në fitoren ndaj Sporting Gijonit, transmeton Koha.net.

Spanjolli ka dështuar që të zë një vend në formacionin bazë të Zinedine Zidanet në këtë sezon, dhe është lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”, me destinacionin e mundshëm Barcelonën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithmonë e kam thënë se dua të jem këtu edhe për shumë vjet. Nuk e di pse befasohen njerëzit kur them se dua të luaj këtu. Dua të qëndroj në Madrid edhe për shumë vite, unë dhe klubi do të marrim vendimin e duhur”, është shprehur Isco për Marcan.