Sport

Zidane: Ende s’ka përfunduar asgjë, por ishim të mirë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se ekipi i tij ishte shumë i durueshëm përkundër që ishte në disavantazh në pjesën e parë.

Reali arriti të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë përmes Cristiano Ronaldos, që shënoi të dy golat e fitores 1-2 ndaj Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

Zidane ka theksuar gjithashtu se ende nuk ka përfunduar asgjë, ndërsa shton se në ekipi i tij ka mundur të shënojë më shumë gola.

“Asgjë nuk vendoset në përballjen e parë, por zhvilluam një ndeshje të mirë. Ndoshta mund të kishim shënuar një apo dy gola më shumë, por jemi shumë të lumtur me këtë rezultat. Treguam dëshirë që të marrim rezultat të mirë pas pjesës së parë. Nëse do shkonte rezultati në 2-0 atëherë do të ishte ndeshje tjetër. Por, ishim të durueshëm dhe menaxhuam të barazojmë shifrat në fillim të pjesës së dytë, dhe prej atij momenti loja ndryshoi, treguam më shumë personalitet dhe fitonim topin më mirë”, është shprehur Zidane.

Ai më tutje ka shtuar se ishte më lehtë pas përjashtimit të Javi Martinezit.

“Natyrisht se e kishim më të lehtë 11 kundër 10 lojtarëve, por duhet të theksojmë se sa shumë pritje ka bërë Neuer. Nuk është aspak e lehtë të luash këtë. Ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe ekip shumë të mirë. Ne ende duhej të luanim mirë në pjesën e dytë. Nuk mund të them nëse goli i tretë do të vendoste këtë përballje, por këtë do të shohim javën e ardhshme”, ka thënë francezi.