Ndonëse përballet me vështirësi që nuk i kanë të tjerët dhe nuk ka asnjë lojtare të huaj apo të ndonjë qyteti tjetër në përbërje, klubi i volejbollisteve Skënderaj ia ka dalë të kualifikohet në finale të plejofit të Superligës së Kosovës.
Madje volejbollistet drenicase insistojnë që edicionin ta mbyllin me titullin e kampionit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë finalen e plejofit Skënderaj do të përballet me Dritën e Gjilanit, ekip që e mposhti në finalen e Kupës së Kosovës në volejboll.
Dueli i parë i finales së plejofit zhvillohet të enjten (20:00) në palestrën "Bashkim Selishta" të Gjilanit. Ekipi që regjistron dy fitore do të shpallet kampion i Kosovës për edicionin 2016/17.
Skënderaj është ekipi i vetëm elitar në konkurrencën e femrave që ndeshjet si vendas i luan në qytet tjetër. Këtë edicion shumicën e ndeshjeve si vendas i ka zhvilluar në Drenas për shkak të mungesës së palestrës në qytetin e Skënderajt. Po ashtu klubi këtë edicion nuk ka bërë asnjë përforcim.
Të gjitha lojtaret janë nga Skënderaj dhe më shumë se gjysma e ekipit është nën moshën 18-vjeçare. Mungesa e palestrës ia vështirëson dukshëm punët ekipit të Skënderajt, i cili stërvitjet i zhvillon në sallën e shkollës "Hamëz Jashari". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.