Ndonëse kanë kaluar shumë vite, Ryan Gomes ende mund t’i mbajë në mend edhe detajet më të vogla të asaj ndeshjeje.
E mban në mend se si pesë nga asistimet e tij për Boston Celticsat atë natë ishin rezultat i saktësisë së Paul Pierce. Ai e mban në mend se si Jamie Young, video-koordinatori i skuadrës, i tha në pjesën e parë që gjërat po duken premtuese, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe ai e mban në mend se si pas ndeshjes, Jeff Twiss i departamentit të marrëdhënieve me publikun te Celticsat, mori topin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur Twiss ia dha Gomesit topin si dhuratë disa ditë më vonë, një nga pjesët ishte ngjyrosur me ngjyrat gjelbër e bardhë që i përfaqësojnë Celticsat, dhe kishte statistikat e Gomesit në atë ndeshje: 10 pikë, 10 asistime e 12 kërcime.
“Jo saktësisht shifrat e Russell Westbrookut. Por, një dyshifror i trefishtë është dyshifrorë i trefishtë pavarësisht shifrave”, ka thënë Gomes.
Në një ndeshje të zakonshme, të cilën Celticsat e fituan ndaj Charlotte Bobcatsave në nëntor të vitit 2006, Gomes - një lojtar solid, por kurrë një yll - u fut në një kategori të veçantë në NBA, të lojtarët që kanë realizuar dyshifrorë të trefishtë në një ndeshje në këtë ligë.
“Triple-double”, arritja e numrit dyshifrorë në tri elemente të statistikave të ndeshjes, është arritje e rrallë për shumë lojtarë. Gomes, që ishte një alo në vitin e dytë në NBA atëbotë, përfundoi karrierën pas tetë stinorëve në NBA në vitin 2014 dhe ai ishte “triple-double” i vetëm në karrierën e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.