Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finishi i vrullshëm ia siguron Prishtinës edhe një kupë

Shpërthimi i fundorit amerikan, Fuquan Edwin, ia mundësoi Sigal Prishtinës të vazhdojë dominimin në garat për Kupën e Kosovës në basketboll.

Prishtina e fitoi Kupën për edicionin 2016/17 pasi të dielën mbrëma në finale e mposhti Pejën me shifrat 77:66. Ndeshja finale u luajt në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, para rreth 2.500 shikuesve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga tribunat përkrahje pati Peja, por jo edhe Prishtina, tifozët e së cilës nuk udhëtuan për në Mitrovicë. Por kjo nuk pengoi Prishtinën që t'i gëzohet trofeut të parë të edicionit. Prishtina ka pasur lëkundje të mëdha këtë edicion, shumë ndryshime në përbërje e në trajnerë, por gjeti formën në momentin e duhur, përkatësisht në çerekun e katërt të duelit final për Kupë.

Ishte Edwin, një prej lojtarëve që erdhën vonë te skuadra e kaltër, që shkëlqeu në çerekun e katërt për të udhëhequr Prishtinën drejt fitores. 1.51 minuta para fundit, rezultati ishte 66:66. Drilon Hajrizi realizoi një gjuajte të vështirë mbi Mirza Ahmetbashiqin për 68:66, ndërsa më pas Edwin mori një top në mbrojtje pas një pasimi të gabuar të Robert Abramoviqit.

Edwin shënoi për tri pikë në aksionin vijues, në sekondën e fundit, për rezultatin 71:66. Prap Edwin rrëmbeu një top nga Alban Veseli dhe në anën tjetër shënoi për tri pikë për rezultatin 74:66. Në çastet e fundit, kur Peja ishte e dorëzuar, Edwin shënoi edhe njëherë për tri pikë, për rezultatin përfundimtar 77:66. Prishtina çerekun e katërt e fitoi me rezultatin 30:12.

Edwin ndeshjen e mbylli me 23 pikë e 10 kërcime dhe ishte më efikasi. Drilon Hajrizi realizoi 17 pikë e shtatë kërcime, ndërsa pikë dyshifrore realizoi vetëm edhe Jabarie Hinds - 14. Te Peja më efikasi ishte Cameron Rundles me 21 pikë, i përcjellë nga Abramoviq me 14.

Prishtina kishte fituar Kupën edhe vjet, ndërsa gjithsej pas luftës e ka fituar plot 12 herë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.