Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Shqipërinë emocionuese ndeshja kundër Kosovës

Trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë në futbollin e femrave, Armir Grima në konferencën për media ka thënë se ndeshja kundër përfaqësueseve të Kosovës do të jetë emocionuese për grupin e tij.

Shqipëria dhe Kosova përballë njëra-tjetrës në një ndeshje zyrtare, pikërisht në fazën paraeliminatore të Botërorit të vitit 2019 në futbollin e femrave. Në orën 12:00 të kësaj të enjteje, në Elbasan Arena skuadra e Armir Grimës, e nis këtë turne me një ndeshje aspak të zakonshme sipas trajnerit shkodran, transmeton Supersporti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithsesi vajzat kuqezi, ndër të cilat edhe disa elementë me origjinë nga Kosova, do të kenë si objektiv kualifikimin, duke shpresuar në rezultat pozitiv që në takimin e parë.

“Normalisht deri pak ditë më parë kur luante Kosova ishim tifozë me kosovën, tani përballemi vetë me këtë skuadër. Nuk do të doja të ndodhte kështu. Ky është realiteti, nuk e shmangim dot. në momentin që do të hymë në ndeshje do të luajmë për fitore. Kosovën dhe Greqinë i njohim, ndërsa për Maltën nuk kemi informacion”, ka thënë Grima.

Grima shpjegon që gjendje e skuadrës përgjithësisht është e mira, ndaj do të tentohet kualifikimi pavarësisht se Greqia por edhe Kosova janë kundërshtare shumë të forta.

“Kanë ardhur edhe lojtarët e fundit që luajnë në Gjermani. Kemi patur disa dëmtime, por jo shumë të rëndësishme. Jemi përgatitur moralisht që të dalim me sukses në këto ndeshje. Objektivi ynë është të kualifikohemi. E kemi idenë sesi do të luajmë, çdo ndeshje ka specifikën e vet, mund të ndërrojmë rreshtimin nga takimi në takim.”

Grima në fund kujtoi se lojtarët nga Shqipëria që luajnë jashtë janë të pakta, pasi me pranimin e Kosovës FIFA mundësitë e përzgjedhjes janë minimizuar, ndaj i duhet kushtuar më shumë rëndësi zhvillimit të futbollit të femrave ne vend.

“Duhet t’i japim prioritet edhe kampionatit vendas. Është shumë e rëndësishme ta promovojmë, sepse nga kërkimet që kemi bërë nuk është se kemi shumë elementë që luajnë jashtë. Kryesisht janë nga Kosova që nuk i marrim dot. Te ky futboll çfarëdo që të arrihet është sukses, sepse kemi kombëtare te re. Nuk mund të flasim me termin dështim.”