Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sfida për të luajtur pa emocione

Në stadiumin ku tifozët shqiptarë, nga Shqipëria e Kosova, kanë festuar dhe do të vazhdojnë të festojnë shumë suksese, të enjten do të luhet një ndeshje e veçantë. "Elbasan Arena" nuk do t'i vërë në një anë të gjithë shqiptarët prezentë.

Kjo pasi do të përballen për herë të parë në një ndeshje zyrtare në futboll, përfaqësueset e femrave të Shqipërisë e Kosovës. Ndeshja është e vlefshme për paraeliminatoret për botërorin e futbollisteve që mbahet në vitin 2019, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të gjithë do të kenë emocione të përziera të enjten në mesditë në stadiumin e Elbasanit. Ndoshta më së vështiri do ta ketë futbollistja Qëndresa Krasniqi.

Ajo ka kohë që luan për Shqipërinë, por para një muaji iu bashkua Kosovës në një turne dhe ishte kapitene e saj. Por, pasi FIFA ia ndaloi të luante për Kosovën, pasi pas pranimit të saj në FIFA e UEFA kishte luajtur për Shqipërinë, Krasniqi prapë është kthyer te kuqezinjtë.

Pritet të jetë në fushë ndaj Kosovës, përkatësisht ndaj bashkëlojtareve të saj të para një muaji. Krasniqi, që bën karrierë në Zvicër, vlerësohet futbollistja më e mirë e viteve të fundit, që ka dalë nga Kosova. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.