"Ballist" Morina është arrestuar sërish, por këtë herë jo nga policia shqiptare.
Drejtuesi i dronit në Beograd, Ismail Morina i njohur edhe si Ballist Morina ka rënë sërish në pranga dhe është lënë i lirë brenda pak orësh. Por këtë herë jo në Shqipëri, por në Itali, raporton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas medieve italiane, Ballisti që është banor në Milano është ndaluar në Genova, sepse në makinën ku ai gjende kishte një dron tjetër.
Në Itali droni është i ndaluar të përdoret në disa zona të caktuara si dhe jashtë orarit të përcaktuar, ndaj dhe është ndaluar nga policia italiane.