Zëri i saj është i ëmbël, i veçantë, vështirë për tu humbur e për ta marrë harresa. Fitnete Tuda u bashkua dikur me Grupin 403 për të sjellë këngën “Ëndrra”.
Gjeneratat e kujtojnë mirë këngën “Si muzika”, ndoshta kënga më e mirë e Fitnete Tudës ndër vite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë këngëtare dhe gazetare e njohur, Fitnete Tuda, transmeton KultPlus, sot nuk merret me këndim, ndërsa muzikën nuk e ka lënë anash në format tjera të angazhimit.
Duam të sjellim disa këngë të Fitnetes, disa ku ajo këndon vetë dhe të tjera në bashkëpunim me artistë të tjerë.
Fitnete Tuda lindi në Strugë ndërsa fëmijërinë e kaloi në Kosovë, ku mbaroi dhe shkollën fillore dhe të mesme. Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ne Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 1993 si pasojë e situatës së vështirë ekonomike dhe politike, bashkë me familjen ajo kthehet përsëri në vendlindjen e saj ne Strugë, ku bashkë me vëllaun e saj Uran Tudën, hapin një prej radiostacioneve të para në gjuhën shqipe "Art Kanal".
Kënga “Rrugë” është një këngë e veçantë e Fitnetes, të cilën e solli në vitin 1995 në Radio Televizionin Shqiptar, në Festivalin e Fundvitit.
Zëri i saj është i ëmbël, i veçantë, vështirë për tu humbur e për ta marrë harresa. Fitnete Tuda u bashkua dikur me Grupin 403 për të sjellë këngën “Ëndrra”.
disa vite me radhë ka qenë edhe drejtoreshë e Festivalit mbarëkombëtar të Këngëve dhe Valleve te përpunuara "Këngë Jeho" të Strugës. Këto vitet e fundit ajo është kthyer përsëri të jetojë në Kosovë.