Këngëtarja e famshme botërore, me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka uruar për përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës.
Ajo në një postim në Instagram ka thënë se është krenare me vendlindjen e saj dhe sukseset gjatë këtyre nëntë vjetëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Urime Pavarësinë vendlindja ime Kosovë! Jam e lumtur për ne dhe sa larg kemi arritur si shtet! Jam krenare që jam shqiptare”, ka shkruar Rita derisa ka postuar një foto gjatë xhirimeve të klipit “Shine Your Light”, të cilin ajo e realizoi në Kosovë.
“Klipi ishte realizuar për këtë arsye dhe se sa jemi krenarë me prejardhjen tonë. Ju dua”, ka shtuar ajo.
